Gruevski ka një plan të rrezikshëm për Maqedoninë

Gazetari maqedonase Zharko Trajanovski ka akuzuar se kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski po krijon terren për një plan të rrezikshëm dhe të ferrit, duke nxitur krizë të thellë politike dhe duke krijuar vakum që askush nuk mund të formojë Qeveri.

Qëllimi i Gruevskit, sipas gazetarit Trajanovski është që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, ku edhe një herë do të përdoret presidenti Gjorgje Ivanov, i cili do të kërkojë që të ketë qeveri, e cila do të jetë e jashtëzakonshme për nevojat e vendit, transmeton INA.

Me këtë sipas Trajanovskit do të imponohet siç shkruan erdoganizmi në vend , ashtu që do të shpallen kundërshtarë, armiq duke filluar nga opozita, sektori civil, Prokuroria Speciale dhe media.