Gruevski kërcënon OJQ-të dhe mediat që s’mendojnë si ai

VMRO-DPMNE-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski sot nëpërmes një kumtese partiake dhe nëpërmes ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Poposki përsëri iu kërcënua mediave dhe organizatave joqeveritare që, sipas kësaj partie nacionaliste, janë të financuara nga Fondacioni Shoqëri e Hapur, respektivisht nga Xhorxh Sorosi, Në kumtesë thuhet se ka filluar procesi i “desorosizimit”. Ndërkaq, ministri Popovski për gazetën italiane “La verita” thotë se Soros, me financimin e disa organizatave qytetare bën presion për destabilizimin e shtetit.

“LSDM dhe Soros kanë mision për ta shkatërruar demokracinë nëpërmes sulmeve brutale kundër secilit që nuk mendon sikur ata. LSDM dhe Soros nëpërmes granteve korruptojnë gazetar dhe media. Ata po e varrosin sektorin civil. Populli ka vendosur: procesi i desorosizmit fillon”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.