GRUEVSKI KËRKON ZGJEDHJE TË REJA, ZAEV NISË FESTËN NË SHKUP

Pas kalimit të afatit si mandatar për krijimin e Qeverisë në Maqedoni, që i takonte partisë VMRO të Nikola Gruevskit, në Shkup ka nisur festa e partisë LSDM të Zoran Zaev.

Fakti se partia shqiptare, BDI e drejtuar nga Ali Ahmeti nuk i tha Po partisë së Gruevskit ka bërë që partia e tij, të kërkoj zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e reja. Ato janë e vetmja mënyrë për tejkalimin e krizës në Maqedoni. Koalicioni duhet t’i shërbejë zgjidhjes së krizës dhe jo thellimit të saj.  Çdo zgjidhje tjetër pos zgjedhjeve janë thellim i kësaj krize”, ka thënë partia e Gruevskit, nëpërmjet një komunikate, raporton Insajderi.

Një vendim të tillë, partia e Gruevskit e ka marrë pas një mbledhje të vonë të mbajtur në Shkup, menjëherë pas vendimit të BDI-së për ta refuzuar hyrjen në koalicion me VMRO.

Por tek selia e partisë tjetër opozitare maqedonase në Shkup, LSDM që drejtohet nga Zoran Zev, ka nisur festa. Kjo parti pritet të marrë mandatin për krijimin e Qeverisë së re, ani pse kjo cështje nuk është e përcaktuar saktësisht me Kushtetutën e Maqedonisë.

BDI më herët tha se asnjë nga pesë opsionet e saja nuk kanë marrë votat unanime të partisë, raporton Insajderi.

BDI kishte opsionin e koalicionit me VMRO, pastaj me LSDM-në, të qëndrojë në opozitë, të kërkojë zgjedhje të reja ose një koalicion të zgjeruar.

Mediat maqedonase shkruajnë se nëse Zaev merr mandatin për krijimin e Qeverisë së Maqedonisë, atëherë presidenti Ivanov që vjen nga partia e Gruevskit pritet të jap dorëheqje.

GRUEVSKI KËRKON ZGJEDHJE TË REJA, ZAEV NISË FESTËN NË SHKUP