Gruevski konfirmon: Nuk do të tërhiqem nga pozita e liderit

 

Nuk planifkojë të tërhiqem nga pozita e liderit. Ne në zgjedhjet e fundit fituam dhe arritëm të marrim më së shumti vota në Maqedoni dhe unë kam borxh ndaj të gjithë qytetarëve që na mbështetën dhe na votuan që ne të vazhdojmë luftën për një të ardhme më të mirë për Maqedoninë, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas vizitës në Institutin e filmit në Ohër.

NE-së, sepse ata kanë një frikë nga kjo udhëheqje, sepse ata e dinë se do të humbasin zgjedhjet e ardhshme siç i humbën të gjitha deri tani. Dy humbje e fundit zgjedhore janë në krye me Zaev, edhe në vitin 2014 dhe 2016. Ai edhe në dy raste premtoi para qytetarëve se në qoftë i humb zgjedhjet do të japë dorëheqjen. Ende ndoshta shumë presin ose dorëheqje ose shpjegim se pse në vitin 2014 premtoi se do të tërhiqet në qoftë se i humbet zgjedhjet dhe nuk u tërhoq dhe pse në vitin 2016, deklaroi publikisht se në qoftë se ai i humb zgjedhjet do të tërhiqet dhe ende nuk e ka bërë këtë”, tha Gruevski.