Gruevski: Me investime të reja dhe me punësime drejt pagave më të larta

Hapjen e zonave rurale zhvillimore në Berovë e paralajmëroi kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës në NJZ 4, Nikolla Gruevski në mitingun e sontëm të Koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” në Berovë.

Ai theksoi se vetëm me sjelljen e investitorëve, investimeve në kapacitete të reja industriale dhe punësime të reja mund të arrihet rritje e pagës minimale dhe mesatare.

“Projekti zona rurale zhvillimore në të cilin do të kyçen të gjitha vendet me nën 10 mijë banorë pas zgjedhjeve me ndryshimin e ligjit do të jenë në pjesën e këtyre zonave, ku çdo vendbanim do të jetë zonë zhvillimore rurale. Këtu planifikohet secili që do të fillojë me investime të ndihmohet nga shteti, të lirohet 100 për qind nga tatimi i fitimit dhe tatimi personal i të ardhurave dhe 50 të lirohet nga pagesa e kontributeve, 10 për qind nga investimi i tij të bashkëfinancohet nga Qeveria, për çdo vend të ri pune do të marrë nga dy mijë euro mbështetje nga shteti, ndërsa nëse punëson person të falimentuar katër mijë euro”, tha Gruevski.

Kështu dëshirojmë, theksoi, të ndihmojmë të hapen investime vendore dhe të huaja edhe në vendbanimet më të vogla. Kështu hapen vende të reja pune, zvogëlohet papunësia dhe ndikohet në rritjen e pagës mesatare.