Gruevski në dritare pret “haberin” nga Reçica

  1. [tonjoo_spb]Ndërsa në Tetovë, BDI-ja po vazhdon analizat për koalicionim ose jo me VMRO-DPMNE-në, mandatari për formimin e Qeverisë së re Nikolla Gruevski në dritaren e zyrës së tij në selinë e VMRO-DPMNE-së në Shkup është duke pritur nëse “haberi” nga Reçica e Vogël do t’i vijë para mesnate, atëherë edhe kur skadon mandati.

Kamera e Alsat ka vërejtur një frekuentim më të madh në selinë e VMRO-së, por askush nga kjo parti nuk ka komentuar marrëveshjen me BDI-në për Qeverinë e re. Pritet qe Gruevski në një takim të mbledh partitë e tjera që janë pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në. Madje jozyrtarisht mësohet se kjo parti pritet të mbajë edhe një konferencë shtypi ku do të shpallet zyrtarisht vazhdimi i koalicionimit me BDI-në e Ali Ahmetit.