Gruevski nuk garanton qetësi nëse LSDM-ja formon qeverinë

Nikola Gruevski, Macedonian Prime Minister and leader of the ruling conservative VMRO-DPMNE party gestures while speaking at a rally in front of the Parliament building in Skopje, Macedonia, Monday, May 18, 2015. A massive pro-government rally was organized by Macedonia's ruling coalition led by the conservative VMRO-DPMNE party, late Monday in Skopje. Macedonia faces one of its deepest political crises since gaining independence from Yugoslavia in 1991, stemming from opposition claims that the government illegally wire-tapped 20,000 people. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Lideri i OBRM-PDUKM-së më herët ka deklaruar se partia e tij nuk e di nëse do të mund ta ruajë paqen dhe stabilitetin në Maqedoni, nëse LSDM-ja dhe partitë shqiptare formojnë qeverinë. Gruevski theksoi se anëtarët e OBRM-PDUKM-së do të jenë të shqetësuar nëse thyhet parimi që qeverinë ta formojnë fituesi me fituesin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, por nuk mund të parashikojmë si do të shkojnë punët. Qytetarët do të jenë të shqetësuar për shkak se kjo temë është bërë çështje e rëndësishme në vendin tonë. Maqedonasit etnik janë thelle të frustuar, për shkak se po ballafaqohen me ligj jokushtetues i cili do të imponojë status dygjuhësor në gjithë vendin”, deklaroi Gruevski gjatë takimit me ministrin shtetëror të Britanisë, Alan Duncan.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë qëndrimit të tij në Srajevë deklaroi se Maqedonia për 15 ditë do të ketë qeveri të re, të cilën do ta udhëheq partia e tij së bashku me partitë shqiptare.

Ndryshe, mbrëmë nga BDI deklaruan se do ta mbështesin Zoran Zaevin me nënshkrimet e deputetëve të tyre, ndërsa disa nga simpatizantët e OBRM-PDUKM-së mbrëmë protestuan për shkak se sipas tyre, me qeverinë e re do të ndahet Maqedonia./Telegrafi/