Gruevski shkon me vonesë në takim, Han e pret 40 minuta, nuk lejon te inçizohet

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski ishte i fundit në takimin e eurokomesarit Johanes Han që zhvilloi veç e veç me të gjithë përfaqësuesit e partive politike në Shkup.

Gruevski erdhi në takim me vonesë prej 40 minutave, por për dallim nga liderët e partive tjera, Gruevski nuk lejoi që takimi të incizohet e as nuk u prononcua për mediat pas takimit me Han-in. Nga VMRO DPMNE thanë se për detajet e takimit do ta informojnë opinionin përmes komunikatave për mediat.

Me takimin me Gruevskin, Han e përfundoi agjendën e sotme ku bëri thirrje për formimin sa më shpejtë të Qeverisë pasi vendin e presin shumë punë.

Han nesër do të takohet me presidentin e shtetit, Gjorgje Ivanov.