Gruevski sot duhet të përgjigjet para gjykatës themelore

Sot në ora 10:00 në Gjykatën Themlore Shkupi 1, është caktuar seanca e dytë gjyqësore kundër të akuzuarit ish-kryeministër dhe kryetar i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski për dhunë në komunën Qendrë në korrik të 2013 dhe për porosi të ‘shuplakave’ për kryetarin e komunës Andrej Zhernovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga PSP thanë se ende nuk kanë marrë përgjigje nga Apelacioni kundër vendimit të gjykatëses Tatjana Mihajllova, e cila në seancën paraprake ka refuzuar dëshmitë e vazhduara nga prokurorja Fatime Fetai.

Më 3 shkurt PSP deri te gjykata më e lartë e ankimoi vendimin e Mihajllovës që të mos e pranojë si dëshmi në këtë lëndë të vlejnë ‘bombat’ ku dëgjohet se , i akuzuari Gruevski ka porositur ‘shuplaka’ për Zhernovskin, por edhe përmbatje sesi ishte porositur dhunë në komunë. /Telegrafi/