Gruevski sot ne gjykate

Gjykata themelore Shkupi 1, dy të më parë bëri të ditur se sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-ministrit Mile Janakieski, të akuzuar në lëndën ”TNT” të Prokurorisë Speciale Publike,

Kjo lëndë ndërlidhet me dhunën në komunën Qendër, dhe kërcënimet ndaj kryetarit të kësaj komune, Andrej Zhernovski. Seanca e parë u shty për pas zgjedhjeve.

Ky rast ka dalë nga përgjimet e paligjshme, nga ku kanë dalë edhe disa lëndë tjera hetimore, që janë në rrugë e sipër.