Gruevski: Sukses i madh për Maqedoninë, jemi në top 10 e shteteve në botë për udhëheqjen e afarizmit

Maqedonia në top 10 e shteteve për udhëheqjen e afarizmit të cilin e publikoi Banka Botërore përmes “Doing Business”, është një sukses i madh për ishkryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jo sipas gjithkuj, por sipas Bankës Botërore, Maqedonia është në top 10 për biznis klimë më të mirë në botë. Maqedonia renditet e 5, ndërsa katër vendet që janë para neve në Evropë janë Britania e Madhe, Suedia, Norvegjia dhe Danimaraka. Vërtetë pak punë mund të gjejmë ku jemi në top 10, ndërsa kjo është shumë e rëndësishme për shkak se është para kusht për hapjen e vendeve të reja pune”, deklaroi Gruevski i cili momentalisht ndodhet në Britani, për vizitë politike.

Ai u shpreh mjaft i kënaqur pasi kjo është rezultati i punës së tij të madhe gjatë muajve dhe viteve të kaluar.