Gruevski te premten ne gjykate

Gjykata Themelore në Shkup njoftoi se të premten do të vazhdoje procesi gjyqësor kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrit Mile Janakieski, të akuzuar në rastin TNT të Prokurorisë Speciale Publike për shuplakat e porositura për kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski, transmeton TetovaSot.
Gruevski dhe Janakieski të premten pritet që për herë të parë të ulen në bankën e të akuzuarve para gjykatëses Tatjana Mihajlova e cila është ushtrues detyre, kryetar i gjykatës. Seanca e parë është prolonguar për pas zgjedhjeve.
Prokuroria Speciale Publike me 15 shtator ka dërguar një propozim aktakuze kundër Gruevskit, Janakieskit dhe tre personave tjerë për dhunën e porositur në Komunën Qendër.