Gruevski: Zaev dëshiron t’i frikësojë gjykatësit dhe ta shpëtojë veten

 

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, theksoi se qëllimi i oponentit të tij politik Zoran Zaev është të bëjë ndryshime në gjyqësor dhe të frikësojë gjykatësit, me qëllim që të mbrojë veten


“Është e qartë, shihet edhe nga aeroplani se ideja është që të bëhet së pari frikësimi i gjykatësve, ndërsa në kokë ka disa ndryshime me qëllim që të mbrojë veten nga procedurat që janë ngritur ndaj tij. Nën maskën se dëshiron të bëjë reforma, ai dëshiron të frikësojë gjykatësit”, deklaroi Gruevski, i cili sot ishte në vizitë në Kratovë ku para 15 ditëve u lëshua në përdorim salla e re sportive në Shkollën Fillore “Koço Racin”.

Gruevski tha se, LSDM-ja ka histori të gjatë për siç tha, ndikime korruptive partiake në gjyqësi. Ai u shpreh se rizgjedhja e gjithë gjykatësve është e pamundur, për shkak se sipas Ligjit për gjykatës duhen 2/3 e votave të deputetëve.