Gruevski Zaevit: Po të ishte gjallë Goce Dellçev do t’a përfundonte “shfaqjen” tënde

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i’a ka kthyer ashpër rivalit të tij politik, Zoran Zaevit, duke i thënë nga Dellçeva, se sikur të ishte gjallë Goce Dellçev, do t’a urdhëronte ekzekutuesin e tij, që ta mbarojë këtë “shfaqe” të Zoran Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sikur të ishte gjallë Goce Dellçevi, do i’a dërgonte (Zaevit) Qosen, dhe do i’a përfundonte shfaqen e tij”, ka thënë ish kryeministri Gruevski.

Ky mesazh ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, ndërsa disa analist thonë se këto mesazhe shkaktojnë frustracion dhe ngjallin frikë tek qytetarët.