Gruevski: Zgjedhjet duhet të mbahen më 15 qershor

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së në Maqedoni, Nikolla Gruevski sot konfirmoi angazhimin që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat, siç theksoi, VMRO-DPMNE do të jetë parti fituese.

“Apeloj që më 15 tetor, data për të cilën përfaqësuesit e partive politike u pajtuan që të mbahen zgjedhjet lokale, të organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Besoj se, gjërat do të ecin në drejtimin e duhur. Pesëmbëdhjetë tetori është afati më i afërt që LSDM-ja  mund ta pranonte në bisedimet dhe shpresoj se VMRO-DPMNE si parti fituese në këto zgjedhje parlamentare do të dalë sërish si  fituese e zgjedhjeve lokale”, tha Gruevski.