Gruevsli: Te huajt kane ndikim ne KSHZ

Nikolla Gruevski, lideri i OBRM-PDUKM-së, sot i’u drejtua turmës së protestuesve para KSHZ-së, duke ju the se Komiteti Ekzekutiv i kësaj partie ka miratuar një dekret, të cilin do t’a lexojë sonte dhe t’i informojë të gjithë ata që janë në mbrojtje të Maqedonisë,

“KSHZ po sjell vendime joligjore me qëllim t’a anashkalojë vullnetin e popullit. Kemi informacione për ndërhyrje të të huajve në punën e tyre, me qëllim të ndikojnë tek ndonjëri nga anëtarët dhe të ndryshojnë realititetin. Bëjmë thirrje që mos të bëhet presion mbi Gjykatën Administrative. OBRM-PDUKM bën me dije se nuk do të marrë pjesë në votim në Gjykatën Administrative dhe nuk do t’i pranojë rezultatet”, tha Gruevski.