Grupi Folklorik më i kompletuar i Ansamblit DUFLLA

 

Në Festivalin ndërkombëtar “Shkupi Folk Fest 2017” që u organizua për herë të parë në komunën e Sarajit, ansambli DUFLLA ishte pjesmarrëse në natën e parë garuese ku u paraqit më një valle artistike, një valle burrimore dhe një këngë burrimore. Festivali kishte karakterin garues dhe në natën e tretë u ndanë edhe çmimet nga juaria profesionale.
Ansambli DUFLLA ishte më i pregaditur në pjesën e folklorit dhe iu nda çmimi “Grupi Folklorik më i kompletuar”.

Vlenë të theksohet se në muajin Maj ansambli DUFLLA ishte pjesmarrëse në 3 festivale, dy prej tyre me karakter garuese dhe ariti që ti përmbledh të dy çmimet më prestigjioze për ne edhe atë çmimin “Pika më autentike” e festivalit folklorik në Kosovë dhe çmimin “Grupi Folklorik më i kompletuar” në Maqedoni theksoi kryetari Ylber Idrizi.

Fshati Raçe dhe në përgjithësi Derveni karakterizohet me burimin e pashtershëm të valleve burimore dhe këngëve tipike dyzërëshe potencoi Ylber Idrizi si profesionist i muzikologjisë dhe njohës i mirë i folklorit Dervenas, andaj edhe puna e palodhshme e të gjithë anëtarëve të ansamblit tonë është shpërblyer dhe do na inkurajon për të vazhduar me punë të palodhshme drejt sukseseve të reja.