Grupi muzikor Amerikan suprize per dasem shqiptarit nga Tetova duke kenduar shqip/Video

 Nje grup muzikor nga Amerika kane bere shqiptarit nga Maqedonia dhuraten me te bukur. Kori The river Singers kane kenduar nje nga kenget me te bukura shqiptare, I suprizuari nga Tetova ka shkruar kete falenderim ne faqen e tije ne facebook: Zeqir Vica
2 vjet më parë, ditën para martesës sonë me Claire Griffith, kori The River Singers më dhuruan mirëseardhjen më të ngrohtë të mundur në familjen e madhe e të mrekullueshme të Westminster West Vermont. Atë ditë kishte njerëz që kishin bërë më shumë se 2 orë rrugë vetëm që të jenë pjesë e kësaj surprize për mua. Nuk e dij a do mundem ti falënderoj mjaftueshëm ndonjëherë të gjithë këta njerëz, por një gjë e dij se nuk do i harroj kurrë! Faleminderit të gjithëve që më dhatë ndjenjën e familjes. Ju dua shumë!/antpress