Guardiola: Nuk do të bëhem kurrë trajner i Realit

skysports-champions-league-football-manchester-city-pep-guardiola_3811271Pep Guardiola do të kujtohet gjithnjë si njeriu që i ofroi futbollit një ndër mënyrat më tërheqëse të lojës, “tiki-takën”. Sigurisht të gjithë admiruesit e këtij sporti nuk kanë si ta harrojnë këtë stil.

Trajneri spanjoll e aplikoi me Barcelonën e tij, klubin që e bëri të njohur si futbollist dhe i besoi celsat e stolit kur tekniku nuk kishte provuar ende aftësitë e tij në këtë rol.

Pas shumë titujsh të fituar me Barcën e udhëhequr nga Guardiola e Messi, Pep mori drejtimin e Bajernit të Mynihut, aventura e cila përfundoi këtë verë.

Tashmë ai është pjesë e Manchester City, dhe në këtë pikë tifozët e Barcës nuk është se kanë ndonjë kundërshtim, por mund të kishte qënë krejt tjetër.

Burime pranë trajnerit iberik dhe më konkretisht një nga miqtë e tij të ngushtë Marti Perarnaui zbulon se Guardiola ka refuzuar ofertën e Realit të Madridit.

Sipas tij presidenti Florentino Perez ka biseduar me teknikun në kohën kur Los Blancos drejtoheshin nga Benitez, duke i kërkuar të marrë drejtimin e skuadrës madrilene.

Përgjigjia e 45 vjecarit ka qënë e prerë, nuk mundem, nuk ekziston asnjë shans. Natyrisht Guardiola është ndikuar nga dy aspekte, e para ka qënë lojtar dhe trajner i Barcelonës dhe dyta është katalanas dhe katalanasit e lindur nuk para shkojnë mirë me ngjyrat e bardha.

Në këtë mënyrë Pep, megjithëse futbolli po shndërrohet gjithnjë e më shumë në biznes, vendosi të respektonte parimet e tij dhe jo milionat që do parashtronte në tryezë presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez.