Gurët bllokojnë rrugën e “Teqesë së Shipkovicës”, banorët kërkojnë ndihmë nga komuna e Tetovës (FOTO)

Rruga e “Teqesë së Shipkovicës” është bllokuar dhe ka ngujuar të gjithë banorët të cilët jetojnë në atë lagje. Ky bllokim është bërë dje nga reshjet e shiut ku ka rrënuar gurët në rrugë dhe ka bllokuar rrugën që ka bërë të pa kalueshme për banorët.

Edhe banorët e kësaj lagje për TetovaSot thonë se kur përkeqësohet moti gurët rrëshqasin në rrugë dhe e bllokojnë rrugën dhe nxënësit nuk mund të vijojnë mësimin.

Ata kërkojnë ndihmë nga komuna e Tetovës që të merr masa afatgjate për rregullimin e këtij problemi.

“Kjo rrugë është total e bllokuar në çdo rast kur moti përkeqësohet, ka në çdo çast rrëshqitje te gurëve të cilat mund të jenë edhe fatale për jetën e kalimtareve. Fshatarët rrinë të ngujuar gjithashtu edhe nxënësit nuk mund ta vijojnë mësimin. Kërkojmë edhe zgjidhje permanente t’i largojnë këto gurrëz për t’u be e kalueshme rruga, por edhe zgjidhje afatgjate. Fshati ‘Teqe e Shipkovices’ ndryshe rruga quhet edhe ‘Rruga e Banjës’” thonë banorët e kësaj lagje apo fshati siç thonë ata./TetovaSot/