Habit modelja shqiptare, publikon foto gjatë procesit të lindjes (FOTO)

 

Dje është festuar “Dita e Mamave” në të gjithë globin dhe siç ndodh zakonisht, në rrjetet sociale janë shprehur më shumë se mijëra urime dhe dedikime për personat që na kanë sjellë në jetë

Teksa të gjithë i kemi kushtuar një urim mamit ose nënës, modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj ka bërë të kundërtën: i ka dedikuar një urim të bijës, Ella Faria, bashkëshortit dhe motrës.

Përveç kësaj, Emina ka treguar edhe detaje nga dita e ardhjes në jetë të vogëlushes bashkë me disa foto që flasim shumë: momentet para dhe pas lindjes së Ellas.

Ja çfarë shkruan Cunmulaj në Instagram, bashkangjitur me fotot nga materniteti:

“Doja të ndaja me ju pak nga eksperienca më e bukur e jetë sime.

Të shkosh nga emocionet dhe lumturia në shtratin e maternitetit, në dhimbjet e tmerrshme të lindjes në bërjen e anestezisë para operacionit (ky i fundit ishte momenti kur motra ime më bënte make-up dhe bashkëshorti im luante muzikë, teksa unë këndoja). Kaq mirënjohëse ndaj bashkëshortit tim të dashur, ndaj motrës sime. Nuk e di çfarë do të bëja pa ju!

Ella, faleminderit që më zgjodhe mua si nënën tënde. Të dua më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Nuk do të ndaloj kurrë së dhënuri bekimet e mia dhe ti je bekimi im më i madh!”.

Pas këtij dedikimi kaq të bukur nga Emina nuk na mbetet veçse të urojmë të gjitha mamatë për dashurinë dhe kujdesin që falin.