Hahn do të arrijë në Shkup më 14 tetor

Zëvendëskryeministri Arbër Ademi në linjë të drejtpërdrejt për TV21 ka konfirmuar se komisari evropian, Johanes Hahn do të vizitojë Shkupin gjatë muajit të ardhshëm.

Nëse gjithçka shkon sipas marrëveshjes së nënshkruar nga katër partitë më të mëdha në vend, më 12 tetor duhet të shpërndahet Kuvendi.

Sipas zëvendëskryeministrit Ademi, komisionari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, do të arrijë me 14 tetor, dy ditë pasi të jetë shpërbërë Kuvendi i Maqedonisë.
Gjatë vizitës së tij, Hahn pritet të njoftohet nga afër nëse janë plotësuar kushtet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.