Hahn-Kasami: Besa do t’i jep nënshkrimet për Zaevin, me qëllim që ta fitojë mandatin (Foro/Video)

Pas takimit të kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, me komesarin Johannes Hahn, sekretari i përgjithshëm i Besës Afrim Gashi, deklaroi se me Hahn kanë biseduar për atë se si të dalë më shpejtë Maqedonia nga kriza dy vjeçare

Ai deklaroi se Hahn ka thënë se nuk do të përzihet në vendimet e partive. Gjithashtu tha se Besa është e gatshme të jap nënshkrimet me qëllim që Zaev ta fitojë mandatin, por nëse vjen deri te formimi i Qeverisë, Gashi tha se do të bisedojnë për atë se a do të marrin pjesë në Qeveri.