Hajduti hyn në dyqanin e gabuar, e pëson keqas

Një grabitësi i shkuan për djall gjërat. Ai u përpoq të bastiste një dyqan, por njëri prej klientëve ishte një polic, i cili nxori armën e tij dhe e qëlloi atë.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë oficerin e policisë që hyn në një dyqan në Brazil si klient i rregullt, kur pak sekonda më vonë atje vjen edhe një grabitës.

Hajduti kishte në kokë një skafandër motori, ndërsa kërcënon blerësit që të ulen.

Policia reagon shumë shpejt duke e qëlluar grabitësin përpara se ai të shkrepte armën.

Nuk është e qartë nëse grabitësi mbeti i plagosur nga arma e policit.