Hajduti vjedh veturën së bashku me foshnjën në sedijen e pasme, ja çfarë bën më pas (Video)

Ky është momenti drithërues kur një hajdut vjedh veturën e parkuar me foshnjën brenda në ulëset e pasme.

Pamje të kapura nga kamerat vëzhguese të lokaleve pranë vendit të ngjarjes në Londër tregojnë momentin kur hajduti del nga vetura e kaltër me synimin për ta vjedhur veturën e tipit ‘Volvo’, e cila kishte çelësat e futur në vend si dhe foshnjën në sedijen e pasme.

Pasi hyn brenda, hajduti fillon të vozitë me shpejtësi në linjën e gabuar të rrugës duke u munduar të largohet sa më shpejtë.

Mësohet se vetura është lënë pa përkujdesje nga një grua e cila kishte hyrë në një lokal për të blerë diçka.

Policia ka raportuar se hajduti e ka braktisur veturën shumë pak kohë pasi e kishte grabitur për shkak të foshnjës. Tani policët po kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për ta identifikuar personin.

Foshnja ka shpëtuar pa lëndime trupore. /ORAinfo/

Police are appealing for information after a car containing a 10-month-old baby was stolen from outside a shop

The man can be seen getting into the car which had been parked up in London Road, Kimbolton on Wednesday

The baby was recovered safe and well after the man abandoned the car 100 yards down the road