Hajni që po tmerron Prishtinën: Publikohet edhe një video derisa ai vjedhë në dyqan? (Video/Foto)

Një person po vazhdon të kryej vjedhje në qytetin e Prishtinës. Pavarësisht se para disa ditëve për të njëjtin u publikua një video ku shihet ai duke ia vjedhur telefonin një shitëses, ai sërish duket se ka dal në ‘gjah’ për vjedhje.

Por ai siç duket e ka ndërruar lokacionin. Tashmë vjedhjet po i kryen në Prishtinë.

Një lexues i ka dërguar Gazetës Express videon ku shihet personi i njëjtë teksa në prani të punonjësit të një lokal sanitarie vjedh diçka nga vendi dhe e futë në xhep.

Ndërkohë që rasti i parë i vjedhjes është lajmëruar në polici.

Ende nuk është bërë identifikimi i hajnit derisa është bërë thirrje që kushdo që ka informacion lidhur me këtë person të lajmërohet në Policinë e Prishtines.