Haliti: Edhe VMRO-DPMNE ka dorëzuar dokumente me shkrim tek BDI-ja

“BDI ka pranuar dokument me shkrim edhe nga VMRO-DPMNE, siç ka marrë nga LSDM-ja gjatë kohës së procesit të bisedimeve dhe i njëjti është lexuar nga kryesia qendrore e partisë”, deklaroi për televizionin Telma, Rafiz Aliti.

Në këtë dokument të VMRO-së kanë qenë të shënuara edhe ndarja e ministrive mes partive, në përbërjen eventuale të Qeverisë së re.

Sipas Alitit, VMRO-DPMNE është pajtuar me gjithë kërkesat e Platformës së partive shqiptare, përveç mandatit të PSP-së.

Ai tha se pikërisht vazhdimi i mandatit të këtij institucioni ka qenë pengesa kryesore që dy partitë të mos munden të arrijnë marrëveshje për koalicion qeveritar.