Haliti mbron parimin “fituesi me fituesin”

Debatet rreth të Marrëveshjes së Majit dhe parimit për formimin e Qeverisë mes partive fituese në dy blloqet etnike, kanë lënë nën hije pikat e platformës së përbashkët e subjekteve shqiptare dhe kushtet e BDI-së për mandatarin e ri. Megjithatë, Rafis Aliti nga BDI-ja thotë se ky nuk është qëllimi i partisë së Ahmetit. Sipas tij, BDI-ja nuk do të lëshoj pe nga katër kërkesat e saj që kanë të bëjnë me zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe, mandatin e PSP-së dhe integrimin e vendit. Aliti, thotë se nëse Gruevski nuk arrin të formoj Qeverinë brenda afatit ligjor, mandati duhet të kaloj tek Zoran Zevi, si lider i partisë së dytë më të madhe në vend. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë ai paralajmëron përshkallëzimin e situatës në vend.

Ky vend ka nevojë të del nga kriza dhe jo të thellohet edhe në krizë më të madhe dhe nëse ndodh që presidenti të mos ia jep mandatin Zaevit, atëherë Maqedonia do të zhytet në krizë edhe më të thellë. Nëse përfaqësuesit i ashtuquajturi president Ivanovi, merr një vend të tillë atëherë do të thotë se një pjesë e klasës politike maqedonase me vetëdije e çojnë vendin drejt një krize më të madhe – deklaroi Rafiz Aliti, BDI.

Më tej, Aliti thotë se BDI-ja do të jetë shumë e vëmendshme pasi nga vendimi se me kë do të koalicionojë do të varet ardhmëria e kësaj partie. Nga ana tjetër, aktivisti Petrit Saracini, thotë se partia e Ahmetit nuk duhet të koalicionojë me Gruevskin, i cili – sipas tij -në të kaluarën nuk ka respektuar asnjë marrëveshje me BDI-në për avancimin e pozitës së shqiptarëve.

BDI duke e ditur se shqiptarët i kanë të qarta këto gjëra duhet t’i thotë këtij njeriu ti i ke harxhuar të gjitha mundësitë tua me shqiptarët dhe duhet të qëndrosh në opozitë dhe të merret me ty Prokuroria Speciale. BDI-ja duhet të kthehet nga shqiptarët dhe nga sistemi, shteti – tha Petrit Saraçini, aktivist.

Asnjëra nga partitë maqedonase sipas Saraçinit, nuk mund të zbatojë pikat e përfshira në platformën e përbashkët shqiptare, sidomos ato për të cilat nevojiten 2/3 e votave në Kuvend. Megjithatë, ai nuk beson se së shpejti mund të formohet qeveria e re dhe pret që vendi sërish të shkojë në zgjedhje të parakohshme./alsatm