Halloween, festa e “fantazmave” pushton Tiranën

A customer looks at pumpkins carved as grimacing faces with candles inside in a street of Tirana on October 30, 2014, one day before Halloween. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKUGENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images ORG XMIT:

Prej disa vitesh, edhe në Shqipëri festohet një “festë” e çuditshme, e cila në fakt nuk ka lidhje me shqiptarët.

“Halloween” është festa e terrorit, e shtrigave, fantazmave, monstrave, të cilët në këtë natë fitojnë protagonizmin.

Halloween e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit.

600 vjet p.e.s populli kelt mirëpriste në këtë mënyrë muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.

Druidët (lloj besimi) ia përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve.

Më pas, kjo “festë” ka marrë tjetër kuptim dhe është importuar nga irlandezët në SHBA.

Është një “festë” që nuk kanë lidhje me identitetin tonë kombëtar, kulturor, social apo me ndonjë prej traditave tona fetare. E megjithatë, meqë e feston bota, tani kanë nisur ta festojnë edhe shqiptarët.