Han filloi takimet me Dimitrievin

Eurokomisari Johanes Han ka nisur takimet me liderët politik në Shkup.  Takimin e parë këtë mëngjes Han e realizoi me kryeministrin Emil Dimitriev, me të cilin biseduan për situatën në vend pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme që u mbajtën më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Për momentin nuk dihen detaje  tjera nga takimin  Han-Dimitrev.

******

Han në Shkup në takime me liderët politik

Eurokomisari, Johanes Han sot në Shkup, në margjinat e Takimit ministror për Ballkanin Perëndimor, do të takohet me liderët e partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai duhet të ketë takime të ndara me liderët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të LSDM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti, të BESA-së Bilall Kasami dhe me Zeadin Sela nga Aleanca e shqiptarëve.

Në takime pritet të bisedohet për situatën politike aktuale në vend dhe për bisedat për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Kjo është vizita e parë e eurokomisarit Han në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Në fjalimin para Këshillit të Evropës nga fundi i janarit, Han deklaroi se pret në vend shpejtë të formohet qeveri e mbështetur prej shumicës së gjerë parlamentare, e cila do t’i zbatojë reformat urgjente dhe do të vazhdojë të hap eurperspektiva për vendin dhe fillimin e negociatave për anëtarësim. Krahas prioriteteve reformuese urgjente, prej qeverisë së re pritet ta zgjidh edhe çështjen rreth dallimeve për emrin me Greqinë.