Han në Shkup në takime me liderët politik

Eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, sot në Shkup, në margjinat e Takimit ministror për Ballkanin Perëndimor, do të takohet me liderët e partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai duhet të ketë takime të ndara me liderët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të LSDM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti, të Besës Bilall Kasami dhe me Ziadin Sela nga Aleanca e shqiptarëve.

Në takime pritet të bisedohet për situatën politike aktuale në vend dhe për bisedat për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar të martën gjatë vizitës në Prilep deklaroi se Han do të ketë takime bilaterale me liderët politikë, si dhe me faktorë të tjerë, në të cilat do të informohet për atë se deri ku janë punët dhe në cilën mënyrë mundet BE-ja ta mbështesë vendin më tej.

Kjo është vizita e parë e eurokomisarit Han në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Në fjalimin para Këshillit të Evropës nga fundi i janarit, Han deklaroi se pret në vend shpejtë të formohet qeveri e mbështetur prej shumicës së gjerë parlamentare, e cila do t’i zbatojë reformat urgjente dhe do të vazhdojë të hap eurperspektiva për vendin dhe fillimin e negociatave për anëtarësim. Krahas prioriteteve reformuese urgjente, prej qeverisë së re pritet ta zgjidh edhe çështjen rreth dallimeve për emrin me Greqinë