Hapet sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit

Në Kodrën e Diellit prej sot është i hapur sezoni i ri i skijimit.
Qendra e skijimit tërësisht është ekipuar për funksionim të sigurt dhe të pandërprerë të ski-terreneve. Janë realizuar përgatitjet e rregullta teknike dhe aktivitetet për fillim dhe vijim të sezonit të ri të skijimit, është bërë shënim i shtigjeve ekzistuese, ndërsa terrenet për skijim janë përgatitur me ndihmën e makinave për përgatitje të shtigjeve për skijim.

Siç informojnë nga Qendra e skijimit nga nesër do të vlejnë çmimet e zakonshme për biletat për skijim. Në funksion janë të vendosura teleferiku “Shën Ilija” dhe ski-ashensorët “Potok 1”, “Potok 2”, “Aerodrom” dhe “Ge”.