Hapet shpallja për zgjedhjen e “Shkencëtarit të ri më të mirë” në Maqedoni

Është publikuar shpallja publike për zgjedhjen e “Shkencëtari i ri më i mirë”, për vitin 2016, çmim që për të shtatin vit me rradhë e ndanë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shpallja publike është e hapur deri më 31 dhjetor, në të cilën mund të aplikojnë personat deri 30 vjet, të cilët deri në punën e tanishme shkencore kanë arritur rezultate të mira.

Kushtet për konkurim janë: të kesh çmim për punën shkencore dhe të publikojë rezultatet e arritura gjatë punës së tij në vitin 2016.

Aplikimi për pjesëmarrje duhet të përmbajë biografinë, projektet e realizuara në vitin 2016 dhe dokumentet duhet të dorëzohen në kabinetin e presidentit të Maqedonisë