Hapet ura e re mbi lumin Bistricë

KFOR-i sot do të organizojë ceremoninë e hapjes së urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe asaj të Leposaviqit, e cila ka për qëllim të mbështes popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes.

Kjo ngjarje do të mbahet sot duke filluar nga ora 13:00, në mes të Zveçanit dhe Leposaviqit, përkatësisht në urën e re të lumit Bistricë, transmeton Klan Kosova