Hapja e shtabit të BDI-së në Çegran u shndërrua në një tubim të vërtetë

Në fshatin Çegran edhe zyrtairsht u hap Shtabi Zgjedhor i Këshillit Vendor të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Në hapja solemne e cila i ngjasonte një tubimi madhështor, në prani të shumë anëtarëve, simpatizuesve dhe banorëve të fshatit Çegran, fjalë rasti mbajt kryetari i Shtabir Komunal Zgjedhor të degës së Gostivarit Nevzat Bejta, kandidatja për deputete nga ky vendbanim Mirsada Emini – Asani, si dhe kryetari i zgjedhur i Shtabi Zgjedhor në  Këshillit Vendor të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në fshatin Çegran, mjeku Enis Memeti.
Kryetari i degës së Gostivarit, njëherit edhe nënkryetar i BDI-së Nevzat Bejta, gjatë fjalimit të tij falënderoi banorët e Çegranit për mikpritjen madhështore, duke shtuar që prania e madhe e banorëve të këtij fshati, është një motiv më tepër që përkushtimi ndaj qytetarëve të jetë prioritet më i madh.
“Unë jam aktivist dhe kam bë shumë aktivitete politike nga viti 1991, por sonte jam shumë i lumtur sepse sonte shoh këtu në mesin tonë shumë anëtarë të shumë familjeve të fshati Çegran. Kjo më bën të ndjehem krenar dhe të punoj më tepër. Më lejoni të përshëndes praninë e hoxhës së fshatit, zotëri Abdurahim Ibrahimi, që ka ndarë kohë të jetë sonte këtu me ne. Po ashtu, dua ta përshëndes gjeneral Petrit Mënaj nga Shqipëria, me të cilin kemi qenë bashkë në luftën e vitit 2001”, tha kryetar Bejta, duke shtuar që: “Në këto zgjedhe që do të mbahen më 11 dhjetor, jemi të bashkuar si asnjëherë më parë”.
“Këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme. Kemi Prokurorinë Speciale, dhe ne jemi për atë që të gjithë ata që bënë keqpërdorim të institucioneve, që keqpërdorën besimin e qytetarëve duhet të përgjigjen para drejtësisë”, shtoi Bejta, duke theksuar që: “. Ne si BDI, dhe unë si Nevzat Bejta, mburremi me punën që kemi bërë nga viti 2001”.
“Sot kemi krijuar kuadro profesionale dhe sot i kemi në shërbim të shoqërisë shqiptare. Nesër kemi kush të na trashëgoi dhe punët mund t’i çojnë ma mirë se ne. Kemi kuadro që kemi krijuar dhe shoqërinë shqiptare e pret një e ardhme e ndritur. Në çdo familje kemi njerëz të arsimuar”, u shpreh Bejta, i cili, po ashtu, u tha banorëve që gjatë mandatit në krye të Komunës së Gostivarit, në Çegran janë realizuar mbi 40 projekte me vlerë prej 900 mijë euro, dhe se banorët e Çegranit gjatë kësaj kohe kanë paguar tatimet ndaj Komunës”.
Fillimisht, fjalë rasti mbajti doktori Iljaz Ismaili kryetar i Këshillit Vendor,  i cili falënderoi banorët e fshatit Çegran për besimin e dhënë ndaj BDI-së që nga themelimi në vitin 2002 dhe deri më sot.
“Ne jemi tubuar sonte dhe fatmirësisht në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, për herë të parë në renditje ndër numrin 10 kemi kandidaten nga fshati Çegran, doktoreshën Mirsada Emini – Asani, fitorja e së cilës është më se e sigurt. Do të kemi një person ndaj të cilit shumë më drejtpërdrejt do ti adresojmë kërkesat tona në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe gjitha institucionet e tjera”, tha Ismaili i cili po ashtu tha që gjatë këtyre viteve vazhdimisht jemi përpjekur për tu dalur në ndihmë banorëve të Çegranit për çdo problem që kanë pasur.
Kryetari i zgjedhur i Shtabi Zgjedhor në  Këshillin Vendor të fshatin Çegran, mjeku Enis Memeti, në fjalimin e tij potencoi që: “Së pari herë në historinë e BDI-së Çegrani dhe çegranasit janë të vlerësuar me kandidaturën e zonjës Mirsada, e cila është banore e këtij fshati dhe e ranguar me numër rendor të gjashtin me radhë në listën e kandidatëve për zonën e gjashtë zgjedhore të kësaj parie”
“Kjo do të thotë se ne do të kemi deputete nga Çegrani në Parlamentin e Maqedonisë. Të gjitha gjërat arrihen vetëm të bashkuar, pa ndarje, pa ofendime dhe pa sharje. Është koha për të vendosur. Sonte në mesin tonë kemi kryetarin e Komunës së Gostivarit i cili është kryetari më i suksesshëm deri tani, profesori Nevzat Bejta.
Në mesin tonë sonte është edhe një figurë e çmuar e çështjes shqiptare, gjeneral Petrit Mënaj nga Shqipëria. Kemi mes nesh edhe ish kandidaten për deputete, zonjën Jusra Abdurraimi – Azizi. Këto na nderojnë sonte me praninë e tyre”, tha Memeti.
Në fjalimin e saj, kandidatja Mirsada Emini – Asani në fjalimin e saj gjatë hapjes së shtabit zgjedhor, vuri në dukje që: “Kemi pasur një ndërprerje të mandatit katërvjeçar për arsye të një krize politike që mbizotëroi në Maqedoni si pasojë e përplasjeve në bllokun politik maqedonas”.
“Nga kriza e krijuar politike, kishte ndërprerje të shumta të projekteve të BDI-së që ishin paraparë për tu realizuar brenda mandatit katërvjeçar”, tha kandidatja Emini – Asani, e cili falënderoi liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe nënkryetarin Nevzat Bejta të cilët mundësuan që Çegrani të ketë kandidatin e mundshëm për deputet në një pozicion mjaftë të favorshëm, prandaj, banorët e Çegranit, tha ajo, duhet ta dëshmojnë respektin ndaj drejtuesve të BDI-së.
Brenda ditëve sa do të zgjas fushata parazgjedhore, në këtë fshat do të mbahet edhe tubimi parazgjedhor.