Haraçinë, banorët me vetiniciativë zgjidhin hallet

 

 

      

Dy javë pas reshjeve të borës, Komuna e Haraçinës nuk ka arrit të pastrojë rrugët. Banorët me vetiniciativë kanë filluar me pastrimin e rrugëve. Ata thonë se shumë herë kanë kërkuar ndërhyrjen e Komunës, por kanë hasur ë vesh të shurdhur, andaj edhe janë drejtuar për ndihmë në LSDM-në e Zaevit, parti e cila fitoi shumicën e votave në këtë Komunë.

“Ne kërkuam nga Oliver Spasovski dhe Zaevi, dhe ato i prunë këto eskavatorë që dje dhe dy javë do i lejnë këtu që të pastrojnë, tjetërkush askush nuk interesohet për neve. Çfarë komune, këtu nuk funksionon as komuna asgjë, as nuk pastrojnë as kryp nuk hedhin, që kur e kemi votuar Zaevin kanë filluar na ndihmojnë.”

“Asgjë nuk punohet në Haracinë, Haracina ka 15.000 banorë , lufta u bë na i prishin shtëpitë dhe gjithçka tjetër edhe nuk na kanë ndihmuar aspak. Komuna nuk punon asgjë, me kanalizim, me asfalt të gjitha I kemi rregulluar me kontributin tonë”.

”Që dje kanë ardhur eskavatorët, i ka dërguar LSDM për të na pastruar rrugën. Pushteti ka qëndruar shurdh dhe qorr për këtë vend, ne sikur të ishim nga Azia apo Afrika. Ne e meritojmë një ditë më të mirë si Haracinë, nuk duhet të jemi të dënuar ne prej pushtetit”, ankohen disa banorë.

Përkundër tentimit tonë për të kontaktuar me kreun e Haraçinës Brahim Ajvazi, shërbimet e Komunës na njoftuan ai nuk ndodhet në punë, ndërsa pranuan se Komuna nuk ka kapacitete për pastrimin e dëborës.

“Nuk funksionon ndërmarrja, nuk kemi ne as kamionë as eskavatorë. Nuk kemi mjete.”
Këto pjesët e rrugëve a nuk i pastroni?
“JO”, thotë një punëtor.

Në zgjedhjet e 11 dhjetorit, LSDM-ja në Haraçinë doli partia e parë duke fituar mbi 2 mijë vota./alsatm