Haradinaj: Ata që më sulmojnë sot, do të jenë të parët që do të më marrin “n’gryk”

 

Kryetari i AAK-së, njëherësh i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK, Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë të mërkurën, se ata që po e sulmojnë sot kandidaturën e tij për kryeministër, ndër të parët do të jenë që do ta marrin n’gryk kur ta merr këtë post.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Gruaja në Kosovë, do të jetë e Zoja e Shpisë, do të jetë e Zoja e Shtetit, për aq sa jemi të gjithë ne! Ata që po e sulmojnë sot kandidaturën për kryeministër të Ramush Haradinajt, ndër të parët do të jenë, që do “ta marrin n’gryk” Ramush Haradinajn – Kryeministër.