Haradinaj: Atë ditë që ia nisi punës, lirisht mund të thoni “Bac u kry”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Vitisë, me ç’rast ka thënë se partia që ai drejton çdo ditë e më shumë po arrin te qytetarët e Kosovës dhe kjo nuk po ndodh pa një arsye.

“Atë ditë që ia nisi punës, lirisht mund të thoni “Bac u kry”. Do ta bëjmë një Kosovë që i del zot atij që jeton dhe lind në këtë vend. Ata që e qeverisën këtë vend, i thyen krejt normat morale”, ka thënë Haradinaj, i cili për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit është i nominuar për kryeministër vendi nga koalicioni PDK-AAK-Nisma për Kosovën.

Ndryshe, në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputetë të AAK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.