Haradinaj: Brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza

 

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA Ramush Haradinaj ka rispërseritur se ne rast se do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit, liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda 3 muajsh.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se ka ardhur koha për fillimin e ri, që sipas tij është rruga evropiane e vendit.

Postimi i Haradinajt;

Të nderuar qytetarë të Republikës!

Jemi vetëm një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Në takimet e shumta anëekënd Kosovës e kam thënë se brenda 3 muajsh Qeveria jonë do ta mundësoj Liberalizimin e Vizave.

Edhe sot e përsëriti këtë Zotim: Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën.

Ka ardhë #KohapërFillimineRi! Ka ardhë Koha për rrugën evropiane të Kosovës! Pa Viza!

RH