Haradinaj: Dita e mirë shihet me mëngjes

 

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka treguar për aktivitetet e tij së bashku me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.

Postimi i Ramush Haradinajt në Facebook:

“Dita e mirë shihet me mengjes!

Sot e filluam bashkë me z. Veselin, një mengjes pune së bashku me ekipin e të rinjve kreativ dhe inovativ nga ICK. Rinia e Kosovës është rini e kohës së inovacionit, teknologjisë informative dhe e aplikacioneve.

E pëlqej ta quaj “Tech-Dardanians”, një zonë e veçantë inovative e biznesore që siguron infrastrukturen e nevojshme për kompanitë tona të fushës inovative, teknologjike dhe programuese – të gjitha në një vend.