Haradinaj ftohet në inaugurimin e Donald Trump

Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj ka marrë ftesë për inaugurimin e Presidentit Amerikan Donald Trump.

Nga burime të Gazetes Express, merret vesh se ai tashmë ka marrë ftesë për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të Trump, për President të Shteteve të Bashkuara!

Haradinaj do të jetë në mesin e shumë politikanëve botërorë në ceremonin e inagurimit të Trumpit.

Donald Trump do të inagurohet si presidenti i 45-t i Shteteve të Bashkuara më 20 janar 2017.

Trump shokoi botën kur e mundi demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit 2016.