Haradinaj: Jam mësuar të rrëzohem dhe të çohem

Lideri i AAK-së, njëherit ehe kandidati për kryeministër të vendit Ramush Haradinaj, tha se iu bashkua PDK-së, pasi që mundësia që dikush nga opozita ta udhëheq vendin, ishte minimale, pas bashkimit të AKR-së me LDK-në.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, ku  gazetari Arbër Vllahiu, iu bashkua kësaj partia, në cilësinë e këshilltarit të Haradinajt.

Haradinaj: Kombinatorikat e fundit, ndryshuan situatën

 

“ Dëshira ime dhe qëllimi im ka qenë më lënë qytetarin me gjyku lirshëm,  kush është meritor për gjendjen e keqe dhe kush është meritor dhe kush me nxjerr këtë gjendje po…Kombinatorikat e fundit e bënë  situatën,  kur dikush nga opozita i dha përkrahjen një kampi të partive në pushtet dhe jo pse ashtu ndodhi. Por pse sikur ajo parti opozitare të ishte bashkuar me njërin nga ne në opozitë,  gjasat e ndryshimit ishin reale. Nga fakti se u minimizuan gjasat e ndryshimit,  gjasat që dikush nga opozita të krijojë Qeverinë opsionet mbeten të pakta. Prandaj ishim para situatës që vendin do ta udhëheq dikush nga ata që ishin dje në pushtet. Nuk po prejudikoj,  cili PDK apo LDK. Dhe pozicioni i opozitës në të ardhmen disa prej nesh,  nëse do të  kishte fituar po e zëmë PDK ja, do të ishte në opsion një bashkëqeverisje me ne,  me LDK-në e re të z otit Hoti ose Vetëvendosjen. Roli ynë opozitar në ndryshim do të ishte bukur  minimal në këto raste. Propozimi ose marrëveshja e tillë, megjithatë e siguron një energji të re, një rrethanë të re. Një mundësi që zhvillimet në vend të jenë ndryshe nga ajo deri tani”, tha Haradinaj.

Ndërkaq i pyetur se e frikëson fakti që PDK-ja mund ta rrëzoj edhe Qeverinë e Haradinajt,  ashtu siç bëri me atë të Mustafës, Haradinaj tha se tashmë ai është mësuar të rrëzohet dhe të ngrihet përsëri. .

Haradinaj: Unë rrëzohem dhe çohem

 

 “Unë ashtu jam rrëzohna-çohna”, tha ai.

Ndërsa gazetari Arbër Vllahiu i cili iu bashkua sot AAK-së tha  e ka parë këtë parti  si shtëpinë dhe adresën e duhur, të ecin përpara, drejt zhvillimit të vendit.

Vllahiu: Është prej ndereve më të mëdha dhe mundësi për t’i kontribuar vendit

 

“E konsideroj si një prej ndereve më të mëdha, besimeve dhe mundësisë për t’i kontribuar vendit, në këto momente, në të cilën ndodhet. Ne gjithë kemi thënë se ka qenë koha për të inkuadruar në politikë, ose për të kontribuuar për vendin. Ne kohen e kemi pasur gjithmonë. Ju e keni shfrytëzuar  kohën, jeni duke e shfrytëzuar kohën dhe do t’i jepni këtij vendi dhe më shumë. Pra të gjithë ne që sot po i bashkohemi, qoftë liderëve, qoftë partive politike, jemi njerëz, të cilët po e vlerësojmë momentin politik, që duhet të jemi së bashku. Dhe unë kam parë këtu në mesin e AAK-së shtëpinë dhe një adresë të duhur, të ecim përpara drejt zhvillimit të vendit”, tha ai.

Ndërkaq Haradinaj tha se nga sot me ardhjen e Vlalhiut në parti si këshilltar i tij, ai do ta ketë më të lehtë vlerësimin për temat dhe proceset.

Haradinaj: Nga sot do ta kem më të lehtë

 

“Qëllimi ynë është me i dhanë Kosovës mundësinë,  që me ndreq gjendjen ne vend, rend dhe ligj, ekonomi dhe me i dhanë perspektivë qytetarit tonë. Që nga sot unë do ta kem më  lehtë vlerësimin për  temat  për proceset, sepse do të jem i këshilluar nga kolegu, në këtë rast nga Arbër Vllahiu”, tha ai.

Ndërkaq sa i përket listës së deputetëve në zgjedhjet e 11 qershorit, Haradinaj tha se radhitja në listën e koalicionit PDK-AAK-Nisma, nis me PDK-në, ku Kadri Veseli është bartës i listës, vazhdon me AAK-në dhe Nismën për Kosovën.

Ai  tha se AAK ka listën me 40 kandidatë për deputetë, Nisma për Kosovën listën me 15 kandidatë, ndërsa, PDK një listë me 55 kandidatë.

Haradinaj: Radhitja shkon një-një

“Radhitja shkon një- një besoj. Një vjen nga PDK, z. Veseli është bartës i listës dhe një vjen nga AAK, Nisma. Një koalicioni PDK  partnerët një nga AAK-Nisma e kështu deri në fund”, tha ai./S.Zogaj/