Haradinaj: Krahu i luftës jep jetë për ty edhe sot (Video)

Në një postim në faqet e tija personale në rrjete sociale, Daut Haradinaj edhe njëherë rreshtohet ndër qytetarë. ‘Krahu i luftës nuk është në luftë me ty, por jep jetë për ty edhe sot’, ishte porosia e Dautit në rrjete sociale.

Ndër deputetët më të zëshëm të mandatit të fundit parlamentar, Daut Haradinaj ishte mjaft aktiv në foltoren e kuvendit. Duke qenë pjesë e opozitës mjaft aktive gjatë mandatit të kaluar, ai ishte ndër më të zëshmit në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe kundër cështjeve me rëndësi për vendin.

‘Ne sot kemi të drejtë, qofshim në pozitë apo opozitë, ti themi jo edhe një padrejtësie tjetër për luftën tonë për të cilën unë mendoj se UÇK-ja ka qenë vetëm institucion prizë. Përndryshe, populli i Kosovës e ka bërë luftën.’, kishte thënë ai në njërën nga seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kur po flitej për çështje të rëndësishme të Republikës së Kosovës.

Daut Haradinaj është pjesë e listës së AAK-së, të propozuar për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për herë të parë është shfaqur në paraqitjen e parë publike të UÇK-së, bashkë me Mujë Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ani pse qytetarët tani më kishin mësuar për aktivitetin e tij në mbrojtje të vendit kohë më parë.