HARADINAJ: NUK DO TË KETË ASOCIACION NË KOSOVË

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëkohësisht kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në memorialin përkujtimor në fshatin Jabllanic të Komunës së Gjakovës ku u përkujtuan 33 dëshmorët e rënë.

Pas fjalimit të të parit të PDK-së, Kadri Veselit, ku Haradinaj u quajt nip i Shqiponjës dhe kryeministër i Kosovës, Haradinaj po ashtu ka përdorur memorialin përkujtimor në Jabllanic për të bërë fushatë dhe duke folur për çështjet e mëdha në vend.

Haradinaj tha se besimin që kam marr nga qytetarët dhe subjektet politike do ta përdori për të mirën e vendit.

 “Besimi që kam marrë nga qytetarët dhe disa subjekte politike do ta përdori për të mirën e vendit dhe jo për interesat politike të partisë”, u shpreh Haradinaj, raporton Insajderi.

Haradinaj në këtë fjalim foli edhe për temat e ndjeshme aktuale në vend ku mes të tjerash tha se kufiri i Kosovës është na Çakorr ndërsa nuk do të ketë vend për asociacion e as për Serbi në Kosovë.

“Kosova është e vogël nuk ka vend për asociacion, kufiri i Kosovës është në Çakorr, në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në këtë tubim ishte bashkë me partnerin e ri të koalicionit parazgjedhur me që rast qysh në fillim të fjalimit të tij përshëndeti disa nga deputet e PDK-së të pranishëm.

Në këtë memorial ishte e pranishme Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kushari-Lila e cila dje gjatë ditës ka nënshkruar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës./Insajderi.com