Haradinaj: Serbia nuk do të ekzistojë në Kosovë sa të jem unë kryeministër

 

Ramush Haradinaj ka dërguar një porosi nga Loxha e Pejës se Serbia nuk do të ekzistojë në Kosovë nëse ai do të jetë kryeministër i Kosovës.

Kjo deklaratë e Haradinajt vjen pas deklaratës së para disa ditëve të kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili ka deklaruar se nëse Haradinaj zgjidhet kryeministër i Kosovës atëherë do t’i hap probleme Serbisë.

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma deklaroi për  KosovaPress se nuk ka ndonjë projekt për t’i hapur probleme Serbisë dhe se do të ulet në një tavolinë me të gjithë por vetëm si shtet.

Haradinaj: Serbia nuk do të ekzistojë në Kosovë sa të jem unë kryeministër

Video

“Ne nuk kemi ndonjë projekt për problemet për Serbinë, por Serbia nuk do të ekzistojë më në Kosovë. Pra, shteti serb nuk do të ketë më rol në Kosovë”, tha Haradinaj.

 

Ndërsa i pyetur se a do të ulet në një tavolinë për të biseduar, ai u përgjigj se ulet me të gjithë por vetëm si shtet e jo si krahinë e dikujt.

 Haradinaj: Me krejt bisedoj por vetëm si shtet në veti

Video

 

“Me krejt do të ulem por jo si krahinë e dikujt, por si shtet në veti”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka takuar sot qytetarë të disa fshatrave të Pejës ku edhe ka zbuluar përmendoren e dëshmorit Fetah Selca.