Haradinaj: Sulmi ndaj Arbanës kundër traditës shqiptare

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sulmi ndaj Arbana Xharrēs, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, duke thënë se aktet e tilla janë edhe kundër logjikës dhe traditës shqiptare.

“Sulmi ndaj Arbana Xharrēs, është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Aktet e tilla janë edhe kundër logjikës dhe traditës shqiptare. U kërkoj organeve të rendit që ta zbardhin këtë rast, dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij akti të lig” ka shkruar Haradinaj në facebook.