HARADINAJ: DO TA NDEROJ ATDHEUN

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj pas arritjes së koalicionit parazgjedhor me PDK-në dhe Nismën, ka thënë se me besimin që ia kanë dhënë qytetarët, ai do ta nderojë atdheun.

“Besimin e dhënë në luftë, e kam nderu edhe te bashkëluftetarët edhe te populli im; Besimin e dhënë nga Presidenti Rugova, e kam mbajt me nder; Me besimin e dhënë sot, do ta nderoj atdheun!

“Na priftë e mbara”, ka shkruar ai në Facebook.