Haradinaj: Do të hapim rrugë për zhvillim

 

Lideri i AAK-së, Hamush Haradinaj, i nominuar për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, gjatë një takimi bashkëbisedimi me qytetarë që ka mbajtur sot në mbrëmje, ka thënë se nuk do të administrojnë me të tashmen, por do të hapin rrugë për zhvillim.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Nuk do të administrojmë me të tashmen, por do të hapim rrugë për zhvillim!

Jemi bërë bashkë për Kosovën, për qytetarët e Kosovës, për tu zhvilluar fuqimisht, për të marrë vendime të guximshme dhe të ecim përpara drejt e sigurt. Përmes qeverisjes së ardhshme nuk do të administrojmë me të tashmën, por do të hapim rrugë për një zhvillim të shpejtë ekonomik, i cili mundëson zhvillimin e shtetit, zhvillimin e shoqërisë dhe realizimin e aspiratave të secilit qytetar.

Ne zotohemi për një ekonomi të tregut të lirë, me politika mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me metoda të granteve dhe subvencionimit, ndryshim të taksave dhe akcizave, me qëllim të përkrahjes, rritjes dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme