Haradinaj: Urgjentisht ta bëjmë ushtrinë, shikoni çfarë po ndodhë rreth nesh

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se është e domosdoshme që FSK-ja të shndërrohet në ushtri.

“Është e domosdoshme nga zhvillimet e fundit në rajon dhe nga fqinjtë e Kosovës, që FSK-ja të shndërrohet urgjentisht në ushtri. Por FSK s’mund të shndërrohet në ushtri me ndarjen e kaq pak mjeteve nga buxheti i vitit 2017”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.

Ndërsa sa i përket kundërshtimit të listës “Srpska” që të kundërshtoj ndryshimet kushtetuese me të cilat FSK shndërrohet në ushtri, Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës me një vendim të veçantë duhet të ia ndryshoj mandatin dhe FSK të funksionoj si ushtri.