Haradinajt i meret pasaporta, nuk guxon te leshoje Francen, ja kur do te takohet me familjaret

Vendimi i Gjykatës së Colmar gjithashtu është marrë se Ramush Haradinaj duhet ta dorëzojë pasaportën e tij në policinë franceze dhe se duhet t’iu paraqitet thirrjes gjyqësore
 

Gjykata në Colmar ka marrë vendim që Haradinaj duhet ta dorëzojë pasaportën e tij në policinë franceze dhe se duhet të paraqitet sa herë që Gjykata ta kërkojë atë.

Lajmi.net merr vesh se Haradinaj nuk ka të drejt kontakti as me avokatin e tij nga Kosova, Arianit Koci e as me familjar deri në orën 15:00.

Haradinaj, deri në vendimin e ri të Gjykatës së Apelit, do të qëndrojë në Straburg, derisa do të paraqitet dy herë në javë në polici.

Sipas avokatit Koci, Haradinaj do të mund të qëndrojë në Francë nga 18 deri në 40 ditë. /Lajmi.net/